
Chiara Nasti ka nisur një romancë të re. Influencuesja italiane, e cila u bë e njohur për të gjithë, pas lidhjes me yllin e skuadrës së Romës, Nicolo Zaniolo, tashmë është në një lidhje të re.
Bukuroshja italiane ka lënë pas krahëve të kaluarën me Zaniolon dhe tashmë ka nisur një romancë me rivalin e tij, Mattia Zaccagni. Mediat italiane bëjnë të ditur, se Chiara Nasti dhe Mattia Zaccagni, që në verë ishin shumë të afruar dhe tashmë kanë janë në një lidhje së bashku.
Nasti njihet edhe për format e saj të shkëlqyera fizike, të cilat shpesh nuk nguron t’i ekspozojë edhe në rrjetet sociale, ku tërheq vëmendjen e ndjekësve.



