Ermal Meta, pjesë e ceremonisë hapëse të Euro 2020

Ermal Meta, pjesë e ceremonisë hapëse të Euro 2020

Këngëtari italian me orgjinë shqiptare, Ermal Meta, do të jetë pjesë e ceremonisë hapëse të Euro 2020, së bashku me tenorin e famshëm, Andrea Bocelli-n.

Ndeshja hapëse në “Euro 2020” do të jetë mes Turqisë dhe Italisë në “Olimpico” në Romë.

Andrea Bocelli do të këndojë legjendën “Nessun Dorma”, ndërsa këngëtari Ermal Meta do të performojë i pari në hapjen e ceremonisë që do të improvizohet në lokalin e “Olimpico”. 40-vjeçari shqiptar do të këndojë këngën “Uno”.

Ceremonia hapëse do të jetë e shoqëruar nga një koreografi e jashtëzakonshme, ku do të përfshihen dhe “Frecce Tricolori”, avionët që do të lëshojnë në qiell tre ngjyrat e flamurit italian të cilat do të mbulojnë gjithë stadiumin.

Hapja e ceremonisë zyrtare do të jetë sonte në orën 19:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy