Champions League /Roma merr fitore të rëndësishme në Rusi, Valencia mposht Young Boys (VIDEO)

Champions League /Roma merr fitore të rëndësishme në Rusi, Valencia mposht Young Boys (VIDEO)

Roma ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë duke mposhtur skuadrën ruse të CSKA-së së Moskës.

Verdhekuqtë marrin një tre pikësh të artë duke hedhur një hap mjaft të rëndësishëm për në raundin tjetër të kompeticionit të “UEFA Champions League”.

Skuadra italiane kaloi e para në epërsi në minutën e katërt të takimit me mbrojtësin Manolas që fitoi duelin ajëror me mbrojtësit kundërshtar duke e dërguar topin në fund të rrjetës.

Me fillimin  e pjesës së dytë CSKA-ja e nisi mjaft mirë duke barazuar shifrat me Sigurdsson në minutën e 50-të.

Por, vetëm pas 9-minutësh Roma kaloi sërish në avantazh me anë të Pellegrini që vulosi shifrat në 1-2.

Me këtë fitore Roma renditet në vendin e parë me 9-pikë  të grumbulluara, ndërsa CSKA-ja klasifikohet në vend të tretë me 4-pikë.

Ndërkohë, sfida tjetër mes Valencias dhe Young Boys u mbyll me rezultatin 3-1 në favor të vendasve të cilët me këtë sukses mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm.

Golat për Valencian u shënuan nga ana e Mina që shënoi një dopietë dhe Soler, ndërsa golin e vetëm për miqtë e realizoi Assale.

Më poshtë golat në takimin CSKA-Roma. 

Goli i shënuar nga Manolas

Goli i shënuar nga Sigurdsson

Goli i shënuar nga Pellegrini

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy