
Pas dy sezoneve mesfushori Arthur Melo nuk ka mundur ta gjejë rrugën e suksesit tek Juventusi .
U mendua se rikthimi i Massimiliano Allegrit mund t’ia bënte më të lehtë brazilianit por më kot dhe parashikimet flasin për një divorc gjatë merkatos së verës .
Menjëherë në këtë histori është përfshirë Arsenali pasi Mikel Arteta ende e konsideron 25 vjeçarin një lojtar shumë cilësor dhe ndoshta Premier League mund ta bëjë ta harrojë shumë shpejt Serinë A .
‘’ The Gunners ‘’ janë drejt rindërtimit dhe spanjolli ka dhënë gjithmonë maksimumin për ti rikthyer londinezët në elitën e Anglisë dhe Europës por këtë objektiv do ta nisin duke luftuar në Europa League gjatë sezonit vijues.
Kryeqytetasit janë të gatshëm të bëjnë një sakrificë për ishi-n e Gremios dhe mendojnë përfshirjen e Gabriel Martinellit për të arritur akordin me Arthur Melon.
Mikel Arteta beson ende tek aftësitë e mesfushorit të ‘’ Zonjës së Vjetër “ dhe kërkon transferimin e talentit në ‘’ Emirates Stadium ‘’.
Në këtë histori të dyja skuadrat do të dilnin të fituara sepse do të përforconin një pozicion në të cilin gjatë sezonit të kaluar kanë çeduar dhe në vijuesin do të tentojnë fitimin e titujve sepse distancimi i mëtejshëm nuk i shërben të ardhmes .
Ky shkëmbin ndoshta mund të rezultojë një ndër më cilësorët gjatë periudhës së transferimeve, me protagonistë dy skuadra që mbeten një kockë e fortë në kampionatet respektive por plani i tyre shkon më tej sepse prioritet mbetet triumfi në kompeticionet europiane.



