U zhvillua sot ne sallen kryesore te pallatit te sportit “Asllan Rusi”, Tirane, Kampionati Kombetar i Mundjes per te rinj ne stilin e lire dhe greko-romak.
Ky aktivitet vjen pas 4 medaljeve te fituara nga mundesit tane ne Kampionatin Ballkanik per U15 ne Bursa te Turqise(1 argjendi dhe 3 bronxi).
Ne kete kampionat ra ne sy lufta e forte sportive dhe pjesemarrja e gjere e ekipeve dhe sportisteve si: Tirana, Teuta, Vllaznia, Kukesi, Korabi, Terbuni,Burreli, Flamurtari, Beselidhja, Vlora Wresling, Olimpik G, Kamza etj…
Ne perfundim te aktivitetit, ekipi i Tiranes u shpall kampion per vitin 2016 si ne stilin e lire dhe ate greko-romak perkatesisht me 32 dhe 36 pike.
Ne klasifikimin individual per mundjen e lire u renditen si me poshte kampionet e vitit:
1 – Oltjan Bardhi – 50 kg(Tirana)
2 – Emanuel Çekrezi – 55 kg(Tirana)
3 – Elton Dunisha – 60 kg(Teuta)
4 – Eriglent Prizreni – 66 kg(Tirana)
5 – Orges Lila – 74 kg(Tirana)
6 – Hans Mara – 84 kg(Teuta)
7 – Kristjan Fiku – 96 kg(Vllaznia)
8 – Paris Karepi – 120 kg(Teuta)
Mundesi me i mire i stilit te lire u shpall Eriglent Prizreni i peshes 66 kg(Tirana).
Ndersa ne stilin greko-romak:
1 – Bajram Sina – 50 kg(Tirana)
2 – Tedi Llanaj – 55 kg (Flamurtari)
3 – Leonardo Frrokaj – 60 kg(Tirana)
4 – Kevin Kupi – 66 kg(Tirana)
5 – Ernest Muca – 74 kg (Beselidhja)
6 – Boris Frrokaj – 84 kg(Tirana)
7 – Jurgen Vlashi – 96 kg(Tirana)
8 – Qemal Lluka – 120 kg(Tirana)
Mundesi me i mire i stilit greko-romak u shpall Kevin Kupi i peshes 66 kg(Tirana).
Gjate shperndarjes se diplomave per kampionet e vitit 2016 federata nderoi me certifikate mirenjohjeje dhe ish-mundesat kampione te cilet kane kontribuar ne sportin e mundjes ne aktivitete kombetare dhe nderkombetare nder vite si Z. Agim Deva, Skender Naxhaku dhe Selami Kalaja.



