
Sot u luajtën dy ndeshjet e fundit për javën e 22-të, teksa ka edhe ndryshime në renditje.
Egnatia mbetet në krye me 47 pikë, e shkëputur me 10 pikë nga ndjekësit e Partizanit. Vendi i tretë për Vllazninë me 34 pikë, ndërsa Tirana mbyll katërshen me 33 pikë.
Dinamo ngjitet në vendin e pestë me 28 pikë, ndërsa ndjekin Laçi me 27 pikë, Skënderbeu me 25 pikë dhe Erzeni me 22 pikë.
Renditja mbyllet nga Teuta me 21 pikë dhe Kukësi i vendit të fundit me 19 pikë.



