
Sokol Cikalleshi, vazhdon të shkëlqejë në Arabinë Saudite, aty ku ka gjetur serish rrugën e rrjetës, me skuadrën e tij, Al Khaleej.
Sulmuesi shqiptar, shënoi golin e parë në ndeshjen ndaj Al Ëehda, në fitoren 3-2, aty ku goli i kavajasit, rezultoi vendimtar.
Kjo është fitorja e dytë radhazi për Al Khaleej, që mban vendin e 14-të në kampionat, me 10 pikë. Për Cikalleshin, ky është goli i tretë këtë sezon, ndërsa një javë më parë dha edhe asist.



