
Mohammed Kudus momentalisht konsiderohet një ndër lojtarët më premtues të Ajax Amsterdamit, për të cilin ka shfaqur interes Real Madridi.
Ganezi shpërtheu në Botërorin e Katarit pavarësisht se afrikanët u eleminuan nga faza e grupeve .
Prioriteti për ‘’ Galaktikët ‘’ vijon të jetë Jude Bellignham por transferimi i anglezit konsiderohet i ndërlikuar, sidomos për faktin se është një ndër më të mirët e Borussia Dortmundit.
Përpos interesit të kryeqytetasve , edhe Liverpooli, Bayern Munchen dhe Barcelona tashmë kanë vënë në lëvizje drejtuesit , duke e bërë këtë garë edhe më të ashpër.
Falë mbështetjes së hollandezëve, merkatoja për Mohammed Kudus do të jetë një mundësi për të bërë një hap të suksesshëm dhe transferimi i mundshëm në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do ta konfirmonte një gjë të tillë.
Megjithatë, s’duhen nënvlerësuar as pretendentët e sipërpërmendur edhe pse Real Madridi e ka treguar në të shumtat e rasteve se i ka arritur objektivat e paracaktuar gjatë merkatove.



