Një gol i Ardit Hilës në minutat e fundit të takimit, i dha fitoren Tiranës ndaj Kastriotit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31 në Abissnet Superiore.
Në “Elbasan Arena”, ishte një ndeshje e luftuar nga fillimi deri në fund, ku nuk mungoi as tensioni.
Gjithçka ndodhi pas goli të shënuar nga Ardit Hila në minutën e 90-të, që shkaktoi edhe kaos në fushë.
Kapiteni i krutanëve, Karakaçi, u përplas me disa lojtarë të Tiranës, ku në harkun kohor të dy minutave, u ndëshkua dy herë me të verdhë, që përkthehet në të kuq. Për të njëjtën arsye, me të kuq u ndëshkua edhe lojtari tjetër, Adolf Selmani, duke i lënë krutanët me 9 lojtarë.
Një fitore e rëndësishme për bardheblutë kjo, në garën për titullin kampion, teksa i mban në krye me 59 pikë, 5 më shumë se ndjekësit e Partizanit, ndërsa Kastrioti mbyll renditjen me 31 pikë.



