
Gjatë merkatos së dimrit do të zhvillohet një sfidë interesante për Marc Casadon.
Mesfushori pretendohet nga Arsenali, Napoli dhe Chelsea dhe në fakt drejtuesit e Barcelonës po e analizojnë me kujdes këtë situatë.
Pretendimi i Joan Laportas është fuqizimi i arkave dhe të shmangë pagën e konsiderueshme të spanjollit.
Pritet që ‘’ Topchinjtë ‘’, bardhekaltërit si dhe ‘’ Blutë e Londrës ‘’ të luftojnë deri në fundin e kësaj periudhe, për një ndër më të spikaturit e dalë nga akademia e famshme ‘’ La Masia ‘’.
Nëse i referohemi 13 herë kampionëve të Premier Leagues duhet thënë se traineri Mikel Arteta synon të formojë një dyshe cilësore me Martin Zubimendin, për të garantuar vijmësinë referuar repartit të mesfushës.
Organizimi shumë i mirë i lojës, menaxhimi i momenteve të ndërlikuara, si dhe kapaciteti në prapavijë e shëndërrojnë 22 vjeçarin në idealin për skuadrat e sipërpërmendura.
Mbipopullimi i ‘’ Los Cules ‘’ në mesfushë i lë hapësirë Marc Casados për të bërë një tjetër zgjedhje për karrierën, për të cilin kreu i presidencës synon rreth 30-35 milionë euro.
Kjo shifër është lehtësisht e përballueshme nga presidenca e kandidatëve në fjalë por gjithsesi javët vijuese do të jenë determinante për nxënësin e Hansi Flick.
Qëndrimi në ‘’ Camp Nou ‘’ ose largimi mbetet një çështje e cila meriton një analizë të detajuar nga protagonisti i historisë, i cili po zhvillon sezonin e katërt me ekipin e zemrës.



