
Marcelo Brozovic është një nga lojtarët kryesorë te Interi në vitet e fundit, ku ka qenë një titullar i padiskutueshëm.
Megjithatë tashmë mesfushori kroat është në fund të kontratës dhe rinovimi nuk ka ardhur ende. Te Interi po punojnë në këtë drejtim dhe në javët e ardhshme pritet të ke edhe një vendim përfundimtar.
Pavarësisht se kontrata skadon në fund të sezonit dhe rinovimi nuk ka ardhur ende, vetë lojtari e ka vendosur për të ardhmen e tij.
Dëshira e Brozovic është të qëndrojë te Interi dhe këtë ia ka bërë të qartë edhe drejtuesve zikaltër.



