Tragjedi për Portugalinë në finalen e Europianit, dëmtohet Ronaldo (VIDEO)

Tragjedi për Portugalinë në finalen e Europianit, dëmtohet Ronaldo (VIDEO)

Gjatë finales së shumëpritur të Uefa Euro 2016 mes Portugalisë dhe Francës gjërat nuk kanë shkuar si duhet për një nga lojtarët më të mirë të globit.

 

Cristiano Ronaldo, pas një ndërhyrje të rrezikshme të Payet, ka marrë një dëmtim serioz në gju duke e detyruar të lërë fushën që në minutën e 16 të sfidës duke lënë kështu portugezët pa kapitenin dhe sigurisht me lojtarin më kualitativ. Ky dëmtim duket se trishtoi së tepërmi fenomenin portugez, i cili nuk mundi t'i përmbante lotët kur kuptoi se nuk mund të vazhdonte ëndrrën për të shënuar në finalen e Europianit.

 

Duhet theksuar se Ronaldo u dëmtua 4 minuta para se të dilte nga fusha por refuzonte të shkonte drejt stolit me shpresën për të vazhduar sfidën dhe shumë shpesh u pa të çalonte por në një moment kuptoi se ndeshja për të kishte mabruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy