
Gjatë merkatos së janarit një ndër prioritetet e drejtuesve të Atletico Madridit do të jetë përforcimi i mbrojtjes.
‘’ Los Colchoneros ‘’ do të tentojnë të bëjnë maksimumin për tu afruar me titujt në vijimësi dhe Diego Simeone e ka gjetur një element cilësor tek Elche.
David Affengruber është bërë pjesë e projektit ambicioz të trainerit argjentinas, një ndër më jetëgjatët në stolin e një klubi.
Austriaku po spikat në Segunda Division, një kampionat tejet kompetitiv dhe shumë shpejt mund të veshë bluzën e kryeqytetasve.
Prezenca e 24 vjeçarit i ka dhënë edhe më tepër siguri skuadrës së Eder Sarabias, për të cilin do të zhvillohet një sfidë e ashpër.
Referuar disa burimeve vlera e kartonit të ishi-t të Salzburgut i arrin 25-30 milionë eurot por nuk përjashtohet edhe rinovimi i tij.
Megjithatë të aktivizohesh në elitën e futbollit spanjoll përbën një tundim për çdo lojtar dhe parashikohet se David Affengruber do ta analizojë me kujdes interesin e Atletico Madridit.
Për ‘’ El Cholon ‘’ transferimi i tij në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ mbetet një prioritet dhe duhet parë se deri në çfarë pike do të arrijnë negociatat ndërmjet palëve.



