
Rikthimi i Antonio Contes në Londër , këtë herë në ‘’ White Hart Lane ‘’ sigurisht ka një domethënie të veçantë për Tottenhamin sepse vjen nga një sukses historik me Interin dhe po kërkon të shpalosë cilësitë edhe tek ‘’ Gjelat ‘’.
E kaluara e favorizon teknikun nga Lecce , sidomos tek një ekip i uritur për sukses i cili ka çeduar në faza determinante duke e stërzgjatur këtë histori të cilës 52 vjeçari mund t’ia vërë pikën .
Shumë yje po shfaqen duke ndezur motorrët e ekipeve të elitës për ti afruar në gjirin e tyre dhe një ndër më të spikaturit është Darwin Nunez .
Emocionet në ‘’ Estadio Da Luz ‘’ shtohen sa herë që uruguajani e prek topin sepse çdo rival është koshient se me çfarë sulmuesi ka të bëjë dhe ky interes bëhet i dyti brenda Premier Leagues , pas Newcastle United .
Presidenti Daniel Levy ka filluar ta përgatisë terrenin për transferimin e mundshëm të golashënuesit në kryeqytetin anglez dhe sipas ‘ The Mirror ‘ Benfica ka përcaktuar minimalisht 75 milionë euro për 22 vjeçarin që nuk ka të ndalur me progresin e tij .
Tentativat e pareshtura janë një kërcënim për të ardhmen e ofensivës së luzitanëve sepse Tottenamit i bashkohen Arsenal, West Ham, Manchester United , Liverpool dhe Newcastle , klubi më i pasur në planet .
Një fakt i till֝ë i turbullon seriozisht ujërat, për një lojtar që vijon të habisë me golat e tij.
Por edhe gjigandët e Portugalisë nuk kanë mbetur në prapavijë për arsye se i kanë bërë paraprakisht llogaritë duke përaktuar një klauzolë tejet të kripur për prishjen e kontratës me ishi-n e Almerias, e vlerësuar në 150 milionë euro, që do të shëndërrohej në blerjen më të shtrenjtë të historisë së klubit.
Shifrat e arritura nga Darwin Nunez e bëjnë akoma më të preferuar nga shumë ekipe , lojtar i cili e ka dërguar 26 herë topin në fundin e rrjetës në 33 sfidat e këtij sezoni.
Prej shumë vitesh Tottenhami vuan për trofe , fakt i cili e ka vënë në mëdyshje qëndrimin e yjeve por falë përkushtimit të drejtuesve është arritur bindja e tyre dhe në vijimësi pritet thyerja e akullit në lidhje me aspektin e sipërpërmendur .



