Liverpool ‘’ peshkon ‘’ tek Leipzigu

Liverpool ‘’ peshkon ‘’ tek Leipzigu

  Fillimi jo i mirë i sezonit ka hedhur hijet e para të dyshimit tek Liverpooli .

Jurgen Klopp është gjendur në vështirësi dhe njëkohësisht vijon i fokusuar tek merkatoja.

Mesfusha nuk e ka bindur trainerin gjerman, i cili e ka filluar punën në funksion të fazës më determinante të sezonit .

Ndalesa e rradhës është Leipzigu  dhe sipas ‘ Sky Alemania ‘ objektivi i 55 vjeçarit quhet Konrad Laimer. 25 vjeçari prej shumë sezonesh aktivizohet në ‘’ Red Bull Arena ‘’ por dëmtimi i pësuar e ka lënë jashtë fushave të blerta dhe ky fakt natyrisht krijon një lloj dyshimi për transferimin në ‘’ Anfield Road ‘’ .

Gjithsesi, interesi për Konrad Laimer është masiv dhe konfirmohet edhe nga prezenca e Bayern Munchenit dhe Manchester United.

Megjithatë, një avantazh për ‘’ The Redsat ‘’ në këtë histori është një deklaratë e mëparshme e tij , i cili për prestigjozen ‘ Liverpool Eco ‘ është shprehur :

“ Më pëlqen shumë Premier League dhe jam tifoz i Liverpoolit ‘’, ishin këto fjalët e ishi-t të modestëve të Liefering në Austri dhe në lidhje me rekordmenët e Bundesligës shtoi :

“ Nuk besoj se Bayerni është një ekip që ti lë gjithmonë të hapura dyert “ , duke lënë për të kuptuar se është një shans që s’duhet humbur. 

Megjithatë, është shumë herët për të dhënë një verdikt më të qartë sepse s’përjashtohet hyrja në garë e të tjerë pretendentëve  për Konrad Laimer, i cili numëron gjashtë sezone me Leipzigun dhe merkatoja vijuese konsiderohet shumë e rëndësishme për të ardhmen e tij.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy