
FIFA dhe UEFA, ditën e sotme njoftuan përjashtimin e Rusisë dhe klubeve ruse, nga të gjitha aktivitetet futbollistike, pas sulmeve në Ukrainë.
Megjithatë UEFA nuk është mjaftuar me kaq, pasi së fundmi ka njoftuar një tjetër dënim ndaj Rusisë. Sot është vendosur ndërprerja e marrëveshjes me një nga kompanitë ruse më të fuqishme, që është edhe sponsori kryesor i Champions League.
Bëhet fjalë për “Gazprom”, që është prej vitesh sponsori kryesor i Champions League. Marrëveshja u vu në diskutim sapo nisi lufta në Ukrainë, me tifozë të shumtë që kritikuan UEFA-n se nuk e kishte zhdukur emrin e kësaj kompanie në faqen e saj apo në rrjetet sociale.
“UEFA has vendosur sot të përfundojë partneritetin me “Gazprom” në të gjithë aktivitetet. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe përfshin të gjithë marrëveshjet ekzistuese, përfshirë Ligën e Kampioneve, kompeticionet e ekipeve kombëtare dhe EURO 2024”, shkruhej në njoftimin e UEFA-s sot.



