
Tek Paris St Germain po punohet me shumë përkushtim për tu përforcuar në pjesën e dytë të sezonit.
Stanislav Lobotka është shëndërruar në objektivin e trainerit Luis Enrique, i cili tashmë konsiderohet një ndër më të spikaturit në Europë.
30 vjeçari ka rezultuar një ndër të preferuarit e Antonio Contes në këtë repart, i cili po bën një punë për tu duartrokitur tek bardhekaltërit, liderë të Serisë A momentalisht.
Sllovaku shquhet për organizimin e lojës dhe rikuperimin e topave, prezenca e të cilit i ka dhënë avantazhe Napolit deri më tani.
Megjithatë, duke qenë se i referohemi ‘’ Les Pariziens ‘’, gjithmonë ky ekip rezulton një opsion atraktiv për shumë lojtarë, pa lënë në harresë edhe aspektin ekonomik.
Prej shumë vitesh me rradhë kryeqytetasit aspirojnë për ta fituar Champions Leaguen dhe me ‘’ Luchon ‘’ në stol shpresat janë të mëdha.
Për Stanislav Lobotkan një transferim në ‘’ Parque de Princes ‘’ do të konsiderohej një hap shumë i suksesshëm në karrierë, edhe pse parashikohet një lloj rezistencë nga drejtuesit e ish fituesve të Serisë A, kryesisht nga traineri i lindur në Lecce.



