Barcelona  i tregon daljen Neto Muraras

Barcelona i tregon daljen Neto Muraras

Me çeljen e merkatos Barcelona do të kërkojë të rikthejë faqen . ‘’ Blaugranët ‘’ mendojnë të bëjnë një revolucion dhe të shëndërrohen në skuadrën  e disa viteve më parë që trembte çdo kundërshtar .  Motivet ekonomike dhe sportive nuk i lënë shteg  tjetër presidencës veçse ta bëjë fakt një gjë të tillë për të shpëtuar nga makthi  që nuk po i le të qetë.  Situata kaotike e kuq e bluve që nuk kanë gjetur suksesin me filozofinë e Ronald Koeman besohet se mund të ndryshohet me ndërhyrjet e verës . Për realizimin e këtij objektivi bëhet e detyrueshme shitja e disa komponentëve për të rigjeneruar financat dhe të hidhen në sulm për objektivat . Kësaj historie nuk do ti shpëtojë as portieri Neto Murara që sipas  Mundodeportivos do të jetë i pari që do të përshëndetet me ‘’ Camp Noun ‘’.

Barcelona është në pritje të ofertave  në drejtim të brazilianit dhe shpreson se do ta zgjidhë shpejt këtë çështje . Sezonin e shkuar  spanjollët evituan largimin e tij për arsye se nuk kishin një zëvëndësues për gjermanin Andre Ter Stegen por financat e limituara i detyrojnë të përshpejtojnë largimin e Neto Muraras nga Katalunja .   Për gardianin  nga Minas Gerais Barcelona  i pagoi  30 milionë euro  Valencias para  dy sezonesh por ky i fundit  nuk i ka plotësuar objektivat  e ‘’ Los Cules ‘’  dhe për largimin e 31 vjeçarit  do të kërkojnë 15-20 milionë euro.

Aktivizimi i reduktuar prej 11 ndeshjesh në këtë sezon  është një motiv tundues për Barcelonën të cilës do  duhet ti gjejë një kandidat Neto Muraras i cili ka shijuar një eksperiencë pozitive në të kaluarën sidomos tek Fiorentina ku ishte titullar i padiskutueshëm që i dha shansin për të provuar shijen e të luajturit tek Juventusi dhe Valencia .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy