Rebic te kundërshtari i Tiranës, Milani arrin marrëveshjen me një mesfushor

Rebic te kundërshtari i Tiranës, Milani arrin marrëveshjen me një mesfushor

Ante Rebic, e ka mbyllur me Milanin. Sulmuesi kroat do të vazhdojë karrierën në Turqi, teksa është mbyllur marrëveshja me Besiktas. Fillimisht ishte përfolur për huazim, por palët kanë arritur akordin, për transferimin e Rebic në Stamboll në mënyrë të përhershme. Besiktas e nis sezonin me objektiva të mëdha, siç është titulli kampion, por klubi kërkon edhe kualifikimin në grupet e Conference League, ndërsa fillimisht duhet të kalojnë Tiranën, skuadër të cilën e mundën në ndeshjen e parë. Ndërkohë Milani thuhet se ka arritur akordin, për transferimin e mesfushorit amerikan, Yunus Musah. Është planifikuar një takim përfundimtar mes drejtuesve kuqezi dhe atyre të Valencias, për të zgjidhur edhe detajet e fundit, para se 21-vjeçari të niset drejt Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy