Tirana zyrtarisht kampione, por policia blindoi ‘Air Albania’

Tirana zyrtarisht kampione, por policia blindoi ‘Air Albania’

Tirana është edhe zyrtarisht kampione e Superligës shqiptare. Klubi bardheblu e mbylli kampionatin me një fitore 1-0 në Air Albania kundër Bylisit, duke vulosur një sezon me ulje ngritje, por që si përfundim i dha fund thatësirës 11-vjeçare.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Majkell Ngoo, por titulli, siç dihet, u ngrit pa praninë e tifozëve për shkak të koronavirusit. Për të mos patur prezencë të tifozëve në stadium u organizua edhe policia e Tiranës, e cila që herët në mëngjes paralajmëroi për masat që do të merrte, ndërsa më pas, pak orë para ndeshjes, blindoi Air Albania-n me efektivë të shumtë.

Kjo pasi dihet që mbështetësit e Tiranës janë një nga tifozëritë më të zjarrta të kampionatit dhe ata do të tentonin çdo mënyrë për t’u futur në stadium. Gjithsesi në fund në fund ky titull u festua pa praninë e tyre në shkallët e stadiumit, por jo jashtë tij. Qindra prej tyre u përpoqën të grumbulloheshin në sheshin ‘Nënë Tereza’, por edhe për shkak të policisë ‘festa’ nuk zgjati shumë.

Më herët klubi ka lajmëruar se festa do të shtyhet për një moment të dytë, kur pandemia ta lejojë. Sakaq në stadium, pas përfundimit të ndeshjes, u krijua një atmosferë e pëlqyeshme. FSHF i dorëzoi titullin klubit bardheblu nën bukurinë e fishekzjarrëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy