
Laçi mori një tjetër rezultat negativ këtë javë, teksa u mposht minimalisht nga Erzeni. Pas kësaj disfate, kanë qarkulluar zëra, për një largim të trajnerit malazez, Vukicevic.
Për t’i dhënë fund këtyre zërave, ka menduar presidenti i Laçit, Pashk Laska, i cili në një mesazh dërguar në emisionin “Skaner” në MCN TV, thotë se nuk ka asnjë të vërtetë për largimin e trajnerit.
"Nuk ka asnjë të vërtetë për largimin e Vukicevic. Trajneri i Laçit është ai që ka qenë dhe ne nuk kemi lëvizur trajner.", shkruan Laska në mesazhin e tij.



