
Ecuria e Jamal Musialas me Bayern Munchen po tregon se mbetet një ndër mesfushorët më të mirë në qarkullim. Jo më kot Real Madridi dhe Manchester City prej kohësh kanë filluar tratativat për ta larguar gjermanin nga ‘’ Allianz Arena ‘’.
Pavarësisht shkëlqimit me Bayern Munchen, lojtari në fjalë pretendon ti ngjisë shkallët e suksesit dhe një kalim në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ apo në ‘’ Etihad ‘’ mund të rezultojë zgjedhja e duhur për vijimin e karrierës.
Si ‘’ Galaktikët ‘’ ashtu edhe ‘’ The Citiziens ‘’ tashmë e kanë arritur suksesin e pretenduar, sidomos në Champions League dhe për 20 vjeçari e konsideron një fakt mjaft domethënës.
Interesi i spanjollëve dhe anglezëve ka filluar ti shqetësojë dukshëm drejtuesit e Bayern Munchen , për të cilët Jamal Musiala është një aset i çmuar por objektivi i tij në njëfarë mënyre i avantazhon disi pretendentët, të cilët do të zhvillojnë natyrisht një sfidë shumë të ashpër, për një ndër lojtarët më premtues të dalë nga akademia e kësaj skuadre.



