
Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit.
Referuar fitores së rrogozhimasve, Starova deklaroi se diferenca tek ekipet është te stoli.
Ndeshja filloi më mirë për Partizanin. Kishte disa momente pasigurie, ndoshta sepse Egnatia kishte mungesa të rëndësishme. Egnatia e kaloi shpejt këtë moment. Gabimet Partizanit i kushtuan me gola. Pas fillimit jo të mirë, Egnatia doli te loja e vetë. Kaluan në avantazh nga tranzicioni. Në pjesën e dytë ishte sërish Egnatia më kërkuese.
Diferenca është se Egnatia, me mungesa, lojtarët e aktivizuar nuk u dalluan se ishin nga stoli. Shehi është në kërkim të formacionit më të mirë. Nuk bëri mirë Keko, apo edhe Zekolli. Egnatia diferencën e bën se ka lojtarë nga stoli gati. Ndërrimet e para janë si titullarët .



