Partizani është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ditën e sotme mposhti Kukësin me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Abissnet Superiore.
Të kuqtë triumfuan falë golave të Bitrit në minutën e 24-t dhe Skuka në minutën e 30-të, ndërsa për Kukësin shënoi Basa në pjesën e dytë me penallti.
Një ndeshje e luftuar deri në fund, por nga fusha me 3 pikët u largua Partizani. Një fitore shumë e rëndësishme për të kuqtë, që marrin përkohësisht kryesimin me 26 pikë, 1 më shumë se Tirana, me të cilët do të përballen javën e ardhshme.
Në krahun tjetër, Kukësi mban vendin e tetë, me vetëm 12 pikë të grumbulluara, po aq sa edhe Bylisi.



