E ardhmja e Lionel Messi-t ka shumë gjasa të jetë Paris SG. Pleshtit të Barcelonës i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe më pas del lojtar i lirë në treg. Tifozët e klubit francez i ka bërë drejtori sportiv të ëndërrojnë, duke deklaruar për ‘France Football’ se argjentinasi është një lojtar të cilin ata e kanë patur gjithmonë në plane.
“Lojtarët e mëdhenj si ai do të jenë gjithmonë në listën e PSG-së, por nuk është momenti të flasim dhe të ëndërrojmë. Jemi ulur në tavolinën e madhe që ndjekin nga pranë këtë çështje.
Nuk jemi ulur ende në bisedime por vendi ynë është i prenotuar. 4 muaj në futboll janë një përjetësi, sidomos në këtë moment,”-u shpreh Leonardo.
Drejtori sportiv i Paris SG foli edhe për dy yjet e ekipit, Neymar dhe Mbape, me të cilët kanë filluar tratativat e rinovimit, pasi kontrata u skadon në qershor të 2022. Leonardo ka deklaruar se nuk do t’u lutet atyre, por është optimist për të dyja rastet.



