Barcelona i rikthehet pistës Romagnoli

Barcelona i rikthehet pistës Romagnoli

Forcimi i mbrojtjes  është çështja  e momentit tek Barcelona . Dëmtimet  konstante të Gerard Piques dhe  Samuel Umtitit si dhe rendimenti i dobët i Clement Lenglet e bën të domsdoshme ndërhyrjen në merkato dhe objektivi i rradhës është Alessio Romagnoli. Pas Mathijs De Light , Kalidou Koulibaly dhe  Pau Torres ,  italiani mbetet një opsion bindës për të riparuar prapvijën dhe të evitojnë çdo kundrakohë të mundshme gjatë sezonit.   26 vjeçari  është shëndërruar në një lider absolut tek Milani por ‘’ Los Cules ‘’  do të këmbngulin deri në fund në lidhje me këtë tentativë. Por duhet të tregohen vigjilentë sepse pas derës është  Manchester City me Manchester United që në çdo moment janë të gatshëm të përfitojnë nga ndonjë gabim dhe ti lënë  ‘’ Blaugranët ‘’ me gisht në gojë .

   Ishi i Sampdorias dhe Romës ka spikatur shumë me paraqitjet e tij  duke patur një influencë të madhe në kualifikimin e Milanit për në Champions League por  sipas Mundodeportivos Alessio Romagnoli mund të veprojë ashtu siç bëri portieri Gianluigi Donnarumma  i cili  iu bashkua Paris St Germain .  Largimi i italianit nga  ‘’ San Siro ‘’ pa dyshim do ti dobësonte shumë aspiratat e Milanit  sidomos në kompeticionin e preferuar   sepse e ka treguar ndër vite se është një ndër kockat më të forta për tu kapërdirë në linjën e mbrojtjes ,  por nevoja e  katalanasve për të finalizuar etapën  e errët është shumë e madhe , aspekt që e bën të domosdoshëm afrimin në ‘’ Camp Nou ‘’ të lojtarëve që kanë spikatur në klubet e tyre respektive .

Dështimet e shumta gjatë sezoneve të fundit i detyrojnë drejtuesit e Barcelonës të jenë pragmatistë gjatë merkatos sepse në të kundërt do të shkelmonin çdo sakrificë të bërë deri në këtë moment .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy