Ditën e sotme kanë dalë në shitje biletat për derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana që do të luhet ditën e hënë. Përmes një njoftimi klubi i Partizanit thekson se interesi i tifozave për këtë përballje është shumë i madh ku deri më tani janë shitur 500 bileta.



