Kualifikueset e Botërorit për femra, Shqipëria mposht me shifrat e thella Armeninë

Kualifikueset e Botërorit për femra, Shqipëria mposht me shifrat e thella Armeninë

Kombëtarja shqiptare e femrave, mposhti me shifrat e thella 4-0 Armeninë në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botëororit.

Një fitore e rëndësishme për Shqipërinë, që ngjitet në vendin e katër në Grupin F me 10 pikë, një rekord historik ky për Shqipërinë e femrave në kompeticionet ndërkombëtare.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 13-të me anë të kapitenes Megi Doçi, e cila realizoi një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit. Dyfishimi i rezultati erdhi në minutën e 23-të me Maksutin, që mori një krosim nga Curraj dhe shënoi pas një gjuajte me kokë, duke befasuar portieren armene. Në minutat shtesë të pjesës së parë vjen edhe goli i tretë i Shqipërisë, kur pas një inkursioni të bukur të Krasniqit në të majtë mesfushorja e talentuar hedh një krosim në zonë dhe aty Gjini godet saktë me të djathtën duke e dërguar topin në rrjetë.

Edhe në pjesën e dytë vajzat kuqezi vazhdojnë të dominojnë dhe minutën e 58-të vjen edhe goli i katërt. Kundërsulm i shpejt i Shqipërisë me Doçin që merr një pasim të gjatë dhe hap lojën në të majtë te Krasniqi, e cila pas një depërtimi pason në qendër të zonës të Maksuti. Kjo e fundit e ka shumë të lehtë të shënojë golin e dytë personal dhe të fiksojë shifrat në 4-0. Në minutën e 76-të Shqipëria ka një shans të mirë për golin e pestë, kur gjyqtarja e ndeshjes akordon penallti pas një ndërhyrje të parregullt në zonë ndaj Krasniqit. Goditja e Doçit nga pika e bardhë devijohet nga portierja armene dhe në vijim të aksionit Gjini godet, por topi përplaset në shtyllën pingule.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy