Milani do të kërkojë mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Champions League.
Pas ndeshjes së parë të humbur me rezultatin 0-2, kuqezinjtë besojnë te përmbysja e madhe.
Në prag të kësaj sfide, trajneri Pioli ka marrë lajme të mira nga infermieria. Milani do të ketë të gatshëm tre lojtarë ndaj Interit, të cilët munguan në ndeshjen e fundit në kampionat, ndaj Spezia.
Bëhet fjalë për Rafael Leao, Junior Messias dhe Rade Krunic. Padyshim rikthim i madh mund të quhet ai i Leao, me portugezin që shihet si pika kyçe e skuadrës dhe mungoi në ndeshjen e parë.



