Prekja me dorë në Spanjë-Gjermani, Cucurella: Ishte e dyshimtë

Prekja me dorë në Spanjë-Gjermani, Cucurella: Ishte e dyshimtë

Marc Cucurella, ka reaguar për herë të parë, pas ndeshjes Spanjë-Gjermani, që shkaktoi polemika të mëdha.

Mbrojtësi preku një top me dorë në zonë, por arbitri Taylor nuk akordoi penallti, duke bërë që të shpërthejnë protesta të mëdha te kombëtarja gjermane.

Në lidhje me këtë episod ka folur edhe Cucurella, që pranoi prekjen, por shtoi se ishte i qetë kur pa arbitrin.

Drupal Ad

 

 

 

Topi më goditi dorën, por kur pashë arbitrin isha i qetë. Nëse ekspertët dhe arbitri thonë se nuk është lojë me dorë, atëherë nuk është lojë me dorë. Nuk më bëjnë përshtypje fjalët. Arbitrat janë qenie humane, por u takon atyre të marrin vendime në një kohë shumë të shpejtë. Unë jam lojtar dhe nuk përfshihem në këto gjëra.

Por nëse gjyqtarët thanë se nuk ishte lojë me dorë, unë them që nuk ishte lojë me dorë. E kuptoj që është një veprim disi i dyshimtë. Por mendoj nëse Gjermania do të kishte fituar, ne nuk do të kishim folur për këtë, ne mund të ankoheshim për faktin se ata i falën kartonin e kuq mesfushorit Kross.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy