
Merkatoja dimërore i ka shërbyer sulmuesit të Manchester United Edinson Cavani për të vendosur pikat mbi i duke iu referuar të ardhmes . Uruguajani është shumë i qartë mbi idetë e tij dhe ka vendosur qëndrimin në ‘’ Old Trafford ‘’ deri në fundin e sezonit e më pas të bëjë gati valixhet për në Barcelonë .
Duke filluar nga 1 korriku i 2022-shit, ‘’ El Matador ‘’ do ti japë lamtumirën ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ për t’iu bashkuar projektit të Xavi Hernandez të cilin e presin sfida shumë të ndërlikuara .
34 vitet e sulmuesit nga Salto nuk përbëjnë asnjë problem për numrin një të pankinës sepse i njeh shumë mirë cilësitë e ishi- të Paris St Germain dhe kuq e blutë kanë shumë nevojë për lojtarë determinantë dhe me shumë eksperiencë .
Joan Laporta e ka të qartë se objektivi Erling Haaland është shumë i nderlikuar për tu arrirë për arsye se pretendohet nga skuadra më të favorizuara në aspektin ekonomik dhe Edinson Cavani konsiderohet zëvëndësuesi ideal për Martin Braithwaite që nuk i ka plotësuar asnjëherë kërkesat e ishi-t të Al Sadd.
Dëshira e lojtarit të kombëtares ‘’ Charrua ‘’ është një plus për Barcelonën që s’mendon gjë tjetër veçse ti japë shkelmin definitiv kësaj periudhe dhe të rifutet në rangun e më të mirave dhe pak e nga pak të afrohet me titujt .
Jo vetëm ‘’ Blaugranët ‘’ por edhe shumë skuadra me emër fatkeqësisht ndodhen në një situatë të rënduar ekonomike dhe duhet të gjejnë zgjidhjet me afrimin e lojtarëve që janë drejt fundit të kontratës sepse në të kundërt do të rrezikonin mbarëvajtjen në të ardhmen .
Veshja e fanellës së ‘’ The Red Devilsave ‘’ po fillon ti peshojë shumë golashënuesit i cili s’ka shkuar më shumë se 2 gola në 12 ndeshje , statistikë krejtësisht e papërfillshme në krahasim me objektivat e anglezëve .



