Duka: Furtuna na bëri më të bashkuar, s’kisha pasur kurrë mbështetjen e gjithë Superiores

Duka: Furtuna na bëri më të bashkuar, s’kisha pasur kurrë mbështetjen e gjithë Superiores

Armand Duka, i cili më 15 mars, u rizgjodh si president i FSHF, u shpreh se furtuna e madhe e krijuar për t’i marrë vendin e atij, e bënë më të fortë familjen e futbollit. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Duka tha se nuk kishte marrë kurrë mbështetjen e të gjithë klubeve të Superiores.

Në Asamblenë e djeshme, kanë munguar vetëm 6 delegatë, të cilët dihet se janë kryetarë bashkish dhe kishin urdhër politik për të mos qenë në Asamble. Futbolli ishte i gjithi aty. Unë nuk e mendoja se do të ishin kaq të bashkuar, nëse nuk do të ishte furtuna kaq e madhe. Furtuna i bashkoi njerëzit për të mbrojtur familjen e futbollit.

Nuk janë shumë të lumtur me Dukën, por investimet e tyre duan t’i mbrojnë ndaj çdo furtune. Kjo i detyroi për të qenë më të bashkuar. Nuk më ka ndodhur kurrë që e gjithë Superiorja të më mbështesë e gjitha. Dua të jetoj, nuk dua bust. Në çdo vend që shkoja më thoshin njerëzit që të mos dorëzohem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy