Festimet kanë qenë nga më të çuditëshmet nga lojtarët e skuadrës së Chelsea.
Gjatë konferencës së shtypit pas ndeshjes së fituar 1-0 ndaj West Brom e cila kurorëzoi kampion të Premier League-s Chelsea-n trajneri Antonio Conte është “marrë me forcë” nga dy lojtarët e tij David Luiz dhe Diego Costa.
Sulmuesi I bluve të Londrës pasi tërheq teknikun italian nga tavolina e conferences u kthehet gazetarëve se koha mbaroi, dhe me siguri për Costan ka filluar koha për festime pas një pune të gjatë gjithë sezonin duke u kurorzuar në fund me triumfin e Premier League.
Ky ishte triumfi i parë I strategut italian në vitin e tij të parë të drejtimit në stolin e “Bluve”.



