
Në orët e fundit drejtuesit e River Plates i janë përgjigjur Real Madridit në lidhje me Franco Mastantouonon.
‘’ Galaktikët ‘’ prej kohësh e kanë bërë pjesë të listës mesfushorin dhe kryeqytetasit pretendojnë 45 milionë euro, shifër e cila i korrespondon klauzolës për prishjen e kontratës.
Duke iu referuar moshës, natyrisht arrihet në konkluzionin se pretendimi për 16 vjeçarin është i ekzagjeruar, i cili konsiderohet një ndër më të mirët e ish fituesve të Kupës Libertadores.
Një fakt domethënës është se kjo shifër, nëse gjithmonë do të arrihet marrëveshja, do ta shëndërronte në shitjen më të shtrenjtë në historine e kampionatit argjentinas.
Nëse kthehemi në retrospektivë, duhet kujtuar se nga ‘’ Los Millonarios ‘’ në të kaluarën u larguan Enzo Fernandez drejt Chelseat dhe Claudio Echeverri, kartoni i të cilit tashmë është në pronësi të Manchester City-t por vijon të jetë pjesë e River Plates.
Në sezonin aktual Franco Mastantuono numëron 1 gol në 10 sfida, i cili po impresionon në çdo sfidë.



