Ylber Ramadani: Në Shqipëri luaj vetëm për Partizanin, duam Botërorin

Ylber Ramadani: Në Shqipëri luaj vetëm për Partizanin, duam Botërorin

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani ka folur ditën e sotme para mediave, në prag të dy ndeshjeve miqësore ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke. Ramadani tha se është ndjenjë e mirë të jesh pjesë e Botërorit dhe shpreson që ta arrijë me Shqipërinë. Mesfushori foli gjithashtu edhe për të ardhmen, teksa u shpreh se në Shqipëri nuk do të luante për ekip tjetër përveç Partizanit, me të cilët është aktivizuar para pak viteve.

“Kemi qenë që tek ekipi U-21 bashkë, Manaj, Bare, Laçi, Çekiçi, Seferi dhe thuajse jemi të gjithë këtu. E njohim shumë mirë njëri-tjetrin, kemi bërë shumë ndeshje të mira bashkë tek U-21 dhe besoj që e ardhmja është e sigurt.

Në Kombëtare, kush vjen, vjen të japë maksimumin dhe të tregojë veten për ndeshjet e radhës të shtatorit dhe besoj që secili do ta japë maksimumin në këto dy ndeshje që janë shumë të rëndësishme për ne. Këto dy ekipe janë shumë të forta dhe do na shërbejnë për ndeshjet e shtatorit. Të bëjmë sa më mirë punën tonë dhe të marrim pikët maksimale.

Trajneri na jep rekomandime, për shembull në mbledhje na thotë që nëse një skuadër mbyllet mbrapa, si rasti i San Marinos, duhet të provojmë të gjuajmë në portë më shumë nga jashtë zone sepse është shumë e vështirë nëse një skuadër mbrohet me shumë persona mbrapa të shënosh. Kemi ekip shumë të mirë dhe dimë të luajmë futboll shumë të mirë dhe besoj që kjo lojë e jona mund të na sjellë diçka të mirë.

E flasim çdo ditë, pasi është një ndjenjë e mirë për të shkuar në Botëror dhe shpresoj ta provojmë edhe ne, me ndeshjet e shtatorit. Kam oferta dhe kemi vendosur me menaxherin dhe familjen time ta vendosim pas ndeshjeve të Kombëtares sepse për momentin dua të jem i përqendruar te këto dy ndeshje që janë shumë të rëndësishme dhe pastaj do diskutojmë. Kemi oferta, por do i shqyrtojmë pas Kombëtares. Sa i përket Shqipërisë, Partizani është shtëpia ime dhe i falënderoj. Në Shqipëri, përveç Partizanit, nuk besoj se do luaj me asnjë ekip tjetër.”, u shpreh Ramadani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy