
Real Madridi prej kohësh ka nisur rrugën drejt rimëkëmbjes dhe merkatoja e janarit sigurisht do të jetë një fazë në të cilën spanjollët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm dhe rezultativë .
Carlo Ancelotti e di shumë mirë se ‘’ Galaktikët ‘’ i presin sfida të vështira ndër të cilat vëmëndjen kryesore padyshim do ta marrë ajo kundër Paris St Germain , e vlefshme për 1/8-tat e Champions Leagues .
Për këtë arsye tekniku italian kërkon ti paraprijë dhe të shfrytëzojë të gjithë potencialin e djemve të tij për ta lartësuar emrin e kryeqytetasve të cilët prej shumë kohësh kanë mbetur në prapavijë në lidhje me titujt . Sipas ‘’ El Bernabeu ‘’ , Real Madridi ka menduar rikthimin në shtëpi të Pablo Sarabias i cili në sezonet e fundit ka bërë një punë për tu duartrokitur tek Sevilla dhe Getafe .
E njëjta rrugë është vijuar edhe me Sporting Lisbonën , klub në të cilin harroi shumë shpejt problemet e hasura tek Paris St Germain. 29 vjeçari është rritur në akademinë e ‘’ Los Blancos ‘’ dhe duhet parë së si do të veprojë presidenti Florentino Perez për lojtarin kryeqytetas .
Tashmë pas 10 vitesh Pablo Sarabia ka një mundësi për të bërë rikthimin tek skuadra e zemrës , falë të cilës arriti ti kalonte të gjitha fazat deri në shëndërrimin në lojtarin që është sot .
Gjithashtu shkëlqimi tek ‘’ Verdiblancos ‘’ i ka dhënë shumë alternativa trainerit Ruben Amorim dhe e ka ndihmuar të grumbullohet me ‘’ La Furia Rojan ‘’ nga Luis Enrique , fakte të rëndësishme për ‘’ Los Merengues ‘’ të cilët duan ta kthejnë në Madrid .
20 ndeshje dhe 5 gola kanë ndihmuar në mbarëvajtjen e Sporting Lisbonës gjatës gjatë këtij sezoni dhe parashikohet se ky interes s’do të kalohet pa u vlerësuar nga mesfushori kryeqytetas .



