Sfidon Realin, Ramos: Do bëj të pamundurën për të fituar me PSG

Sfidon Realin, Ramos: Do bëj të pamundurën për të fituar me PSG

Shorti i Champions League ditën e sotme ka vendosur përballë PSG dhe Real Madrid. Një ndeshje e veçantë kjo për mbrojtësin Sergio Ramos, i cili në verë u largua nga madrilenët për të kaluar te skuadra franceze. Duke folur për shortin, spanjolli u shpreh se paavrësisht se e do Realin, do të bëjë më të mirën për të kualifikuar skuadrën e tij.

“Fati është kapriçioz. Do të kisha dashur që një ekip tjetër të luante me ne. E dini sa shumë e dua Madridin, tifozët dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Është koha të përballemi me të tashmen. Unë jam lojtar i PSG-së dhe unë do të mbroj ekipin tim. Do të bëj ç’është e mundur për të fituar ndeshjen. Madridi po kalon një kohë të mirë, por kanë mbetur edhe muaj për atë lojë. Është radha ime të mbroj interesat e mia, që është PSG,” ka thënë Ramos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy