Nagelsmann: Superkupa është fryt i punës së Flick me Bayern

Nagelsmann: Superkupa është fryt i punës së Flick me Bayern

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann shijoi suksesin e parë te skuadra e re, ku arriti të fitojë Superkupën e Gjermanisë. Pas ndeshjes së fituar ndaj Dortmund, trajneri i bavarezëve është shprehur se trofeu i përket më shumë Hansi Flick, pasi sipas tij ishte fryt i punës në sezonin e kaluar.  

“U mbrojtëm shumë mirë, sidomos në pjesën e parë. E merituam realisht fitoren. Nuk është kurrë e thjeshtë të përballesh me Dortmundin, ata janë të shkëlqyer në sulm.

Jam shumë i lumtur për këtë fitore dhe trofeun tim të parë me Bayernin. Komplimente skuadrës, Superkupa është fryt i punës së zhvilluar sezonin e kaluar.

Kështu që ky trofe i përket edhe Hansi Flick, skuadrën dhe gjithë tifozëve tanë. Sigurisht që ky sukses i përket më shumë Flick-ut se sa mua“, deklaroi Nagelsmann.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy