
Si në shumë raste gjatë merkatove ekipet më të rëndësishëm të kontinentit të vjetër iu rikthehen objektivave të dikurshëm.
Real Madridi do të tentojë përsëri të transferojë Josko Gvardiol në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe drejtuesit tashmë kanë nisur punën.
Kroati sipas ‘ As ‘, mbetet një element për tu marrë në konsideratë, për të cilin në të shkuarën Khaldoon Al Mubarak investoi afro 90 milionë euro.
24 vjeçari nga Zagrebi numëron tre sezone në ‘’ Etihad Stadium ‘’ dhe me kalimin e kohës i ka bindur ‘’ Galaktikët ‘’.
Duhet theksuar se e ardhmja e Pep Guardiolas tek ‘’ Qytetarët ‘’ nuk është e garantuar, ç’ka vë në dyshim edhe qëndrimin e peshave të rënda.
Sipas ekspertëve Josko Gvardiol mund të adaptohet shumë shpejt në La Liga, një ndër kampionatet më prestigjozë të Europës.
Nxënësi i ishi-t të Barcelonës mund të aktivizohet në disa pozicione të defensivës, në qendër apo si anësor i majtë dhe ky aspekt mund ti ndihmojë në vijimësi ‘’ Los Merengues ‘’.
Referuar merkatos tek Real Madridi janë vënë në lëvizje për të gjetur një trainer të denjë i cili do të dijë ta dërgojë drejt trofeve.
2 gola në 24 sfida numëron ishi i Dinamo Zagrebit në sezonin aktual, me ish fituesit e Champions Leagues dhe Premier Leagues.



