
Robert Lewandowski pa dyshim do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës dhe Bayerni po mundohet me çdo mënyrë për të siguruar qëndrimin e polakut në ‘’ Allianz Arena ‘’ .
Oferta e fundit e bavarezëve në drejtim të golashënuesit është konsideruar jo bindëse dhe në mospërputhje me rendimentin e ofruar nga 33 vjeçari , fakt që e bën bashkjetesën në Mynih gati të pamundur.
Ishi i Borussia Dortmundit është shprehur tepër i indinjuar për këtë rast dhe ndoshta ky moment do të konsiderohet si mbushja e kupës për një lojtar që ka tejkaluar çdo pritshmëri duke i dhënë një tjetër përmbajtje ofensivës së rekordmenëve të Bundesligës.
Rasti konkret ka të bëjë me të njëjtën pagë kundrejt rinovimit me një vit, fakt që nuk është marrë në konsideratë nga Robert Lewandowski dhe agjenti Pini Zahavi ndoshta do ta përshpejtojë largimin nga kjo skuadër .
Kontrata aktuale e sulmuesit kryqytetas merr fund në 30 qershorin e 2023-shit por kështu si kanë vijuar gjërat të pakta janë shanset për të qëndruar tek gjigandi i Gjermanisë .
Së fundmi Barcelona ka shfaqur interes për yllin e Bayern Munchen dhe sigurisht nga ky fakt pritet të përfitojnë katalanasit për të përforcuar ofensivën dhe të tentojë ripërfshirjen ndër më të mirët e globit ku sigurisht kryefjala mbetet fitimi i trofeve .



