Claudio Ranieri, rikthehet tek Roma

Claudio Ranieri, rikthehet tek Roma

 Pas tërheqjes për një kohë të shkurtër nga pankina, Claudio Ranieri ka vendosur të rikthehet përsëri.

Italiani do të zhvillojë një tjetër eksperiencë nën drejtimin e Romës, ekip i cili po has shumë vështirësi në këtë fazë të parë të sezonit.

Momentalisht kryeqytetasit janë në krizë, e cila reflektohet me renditjen në vendin e 12-të pas 12 sfidash në Serinë A.

Gjithashtu edhe në Europa League, ish fituesit e Conference Leagues nuk po munden ta ngrejnë kokën këtë sezon, në një format ndryshe.

73 vjeçari do të ketë një sfidë jo të lehtë, një simbol i këtij klubi. Drejtuesit tentuan edhe për Vincenzo Montellan por nuk patën sukses duke qenë se vijon nën drejtimin e Turqisë, lajm i raportuar nga ‘ As ‘.

Megjithatë, eksperienca e gjatë në ligat më të famshme të Europës dhe titujt e fituar sigurisht do ti shërbejnë Claudio Ranierit për të avancuar, me një ekip ku presioni është shumë i madh, të cilin njëkohësisht e njeh mjaft mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy