
Dihet se Alessandro Bastoni do të jetë një ndër protagonsitët e merkatos së verës.
Italiani ka patur një progres evident në rradhët e Interit, i cili në orët e fundit i ka dhënë përgjigje Barcelonës.
26 vjeçari ka shprehur dëshirën e të luajturit në ‘’ Camp Nou ‘’ i cili konsiderohet një ndër mbrojtësit më cilësorë në Europë.
Efektiviteti në aspektin taktik, dalja e shpeshtë drejt kundrasulmeve dhe të qënit bindës në duele e kanë shëndërruar ishi-n e Parmës në një element i cili duhet me patjetër të merret në konsideratë.
Joan Laporta ka paracaktuar një limit prej 50 milionë eurosh për transferimin e Alessandro Bastonit por drejtuesit e Interit vijojnë ti qëndrojnë besnikë kërkesës prej 70 milionë eurosh.
Si kreu i presidencës së ‘’ Blaugranëve ‘’ ashtu edhe traineri Hansi Flick besojnë se do ta arrijnë shumë shpejt marrëveshjen, duke qenë se flitet për një lojtar shumë cilësor, ish kampion Europe me Italinë.



