
Prej kohësh drejtuesit e Interit po negociojnë rinovimin e kontratës me Lautaro Martinez, një ndër më të rëndësishmit e Simone Inzaghit.
Sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ kjo çështje mund të përfundojë gjatë javës së ardhshme , e cila do të shoqërohet me një rritje rroge prej 8 milionë eurosh në sezon, shifër ku përfshihen edhe bonuset.
Ky hap demostron progresin e 26 vjeçarit me zikaltërit, i cili parashikohet se do të qëndrojë në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ deri në 2028-tën.
Në vitet e fundit me golat e tij, lojtari nga Bahia Blanca ka influencuar në rezultatet pozitive të Interit, skuadër e cila para dy sezoneve fitoi Scudetton dhe në të kaluarin arriti deri në finalen e Champions Leagues.
Në aktualin, Lautaro Martinez numëron 14 gola dhe 2 asiste në 15 sfida , i cili po tregon se mbetet i pazëvëndësueshëm në skemat e ishi-t të Lazios.



