Romero largohet nga Atalanta, firmos me Tottenham

Romero largohet nga Atalanta, firmos me Tottenham

Tashmë është zyrtare, Christian Romero është lojtari më i ri i Tottenham. Marrëveshja ishte arritur prej kohësh, por vetëm ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi.

Mbrojtësi ka firmosur një kontratë e cila do e mbajë të lidhur me klubin anglez deri më 30 qershor 2026. Në arkat e Atalantës, që kishte dhe lojtarin, do të paguhen 55 milionë euro. Mbrojtësi argjentinas ishte një dëshirë e drejtorit të Tottenham, Fabio Paratici, i cili e njeh mirë, pasi më parë e kishte transferuar edhe te Juventusi.

Atalanta e ka zëvendësuar Romeron me Merih Demiral, i cili u prezantua ditën e sotme te bergamaskët, ku erdhi nga Juventusi.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy