
Tek Real Madridi vijojnë përpjekjet nga drejtuesit për të rinovuar kontratën e Vinicius Junior.
Braziliani mbetet një referent në ofensivë, i cili prej vitesh tashmë vijon të japë një kontribut për tu marrë shembull.
‘’ Galaktikët ‘’ e konsiderojnë prioritet qëndrimin e 25 vjeçarit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, të cilit i përfundon kontrata në 2027-tën.
Sipas informacioneve të fundit po tentohet qëndrimi i asit të ‘’ Seleçaos ‘’ deri në 2028-tën duke qenë se është shumë i rëndësishëm në 11-shen e teknikut Xabi Alonso.
Peshat e rënda sidomos tek një ekip elite marrin vëmëndjen kryesore dhe i tillë është edhe rasti i Vinicius Junior.
Si duket ofertat e bujshme nga ekipe të Arabisë Saudite nuk e kanë tunduar aspak dhe vijimi në kontinentin e vjetër besohet se është rruga e duhur.
Mirëpo, për Florentino Perezin nuk do të jetë edhe aq e lehtë duke qenë se golashënuesi pretendon 25 milionë euro në sezon, shifër e konsiderueshme kjo.
Gjithashtu ishi i Flamengos ka deklaruar së fundmi se kryeqytetasit janë ekipi më i mirë në botë, i denjë për arritjen e sukseseve.
Pritet që gjatë verës të konkretizohet çdo gjë nga palët e përfshira pasi në të kundërt Vinicius Junior mund të zgjedhë një tjetër rrugë, fillimin e një eksperience në Arabine Saudite.
Ofertat tunduese gjithmonë kanë qenë prezente dhe jo më kot shumë lojtarë të cilët lanë gjurmë në të shkuarën janë bërë pjesë e këtij kampionati.



