
Eksperienca e Eden Hazard në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ praktikisht ka marrë fund por e kaluara e suksesshme në Angli vijon të vlerësohet nga drejtuesit e Arsenalit , të cilët sipas ‘ Mediafoot ‘ kanë filluar ofensivën për belgun .
Mikel Arteta mendon se 32 vjeçari mund të rezultojë efikas në metrat e fundit edhe pse synimi i tij është qëndrimi tek Real Madridi.
Në të kaluarën Eden Hazard shijoi momente shumë të bukura tek Chelsea por vendimi për tu transferuar tek spanjollët mund të konsiderohet një ndër më të gabuarit në karrierë .
Gjithsesi sipas informacioneve të fundit , opsioni i parë për ‘’ Topchinjtë ‘’ e Londrës mbetet Mykhaylo Mudryk , mesfushor të cilin e pret një e ardhme e ndritur, me shumë gjasa në ‘’ Emirates ‘’.
Në rastin e dështimit për ukrahinasin, 13 herë kampionët e Premier Leagues e kanë asin nën mëngë dhe njëkohësisht do ti jepnin ishi-t të Lilles shansin për të rikuperuar formën optimale në fushën e blertë , që do ti shërbente për të harruar peripecitë e pafundme tek ‘’ Los Blancos ‘’.



