Rama shpreh ngushëllimet për Maradonën: Dora e Zotit u kthye te Zoti

Rama shpreh ngushëllimet për Maradonën: Dora e Zotit u kthye te Zoti

Ndarja nga jeta e Diego Armando Maradonës ka trishtuar të gjithë botën e futbollit, por jo vetëm. Për ikjen e një prej më të mirëve të këtij sporti ka shkruar edhe kryemnistri i Shqipërisë Edi Rama, i cili thotë se ‘Dora e Zotit’ u kthye te Zoti.

“La Mano de Dios, Dora e Zotit u kthye tek Zoti - kjo ishte shprehja më prekëse që lexova në këtë moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit, i cili mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij...

U prehtë në paqe,”-shkruan Rama.

Maradona e mori pseudonimin ‘Dora e Zotit’ pasi në Botërorin e 1986 ai eliminoi Anglinë nga çerekfinalet me një gol të realizuar me dorë. Pas ndeshjesh ai tha se nuk ishte dora e ime, por ‘Dora e Zotit’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy