Javi Guerra, vendos për Atletico Madridin

Javi Guerra, vendos për Atletico Madridin

Në orët e fundit drejtuesit e Atletico Madridit kanë bërë një tjetër goditje në merkato.

Pas marrëveshjes me Conor Gallagher, Javi Guerra është bërë pjesë e madrilenëve për shifrën e 25 milionë eurove, përfshirë një klauzolë nga e cila do të përfitojë Valencia nëse ‘’ Los Rojiblancos ‘’ do ta shesin në një të ardhme.

21 vjeçari ka demostuar një nivel të shkëlqyer me bardhezinjtë, i cili spikat për vizionin e lojës dhe faktin e të qënit tejet determinant në repartin e mesfushës.

Ndërkohë, për Valencian konsiderohet një humbje e konsiderueshme në aspektin sportiv edhe pse shifra e përfituar mund të vihet në dispozicion për transferimin e një tjetër elementi në ‘’ Mestalla ‘’.

Parashikohet që Javi Guerra do të udhëtojë drejt Madridit në orët e ardhshme, për t’iu bashkuar një ndër ekipeve më të vështira për tu mundur, në Spanjë dhe Europë.

Diego Simeone njihet si traineri më i suksesshëm në historinë e ‘’ Los Colchoneros ‘’, tek i cili Enrique Cerezo beson fuqimisht sepse e ka treguar potencialin edhe në të kaluarën.

Javi Guerra i ka qëndruar besnik deri më tani Valencias por në vijimësi do ti duhet të bindë një ndër strategët më cilësorë dhe më të paguar në këtë sport.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy