Memelli: Ndaj Tiranës do të tentojmë fitoren, duam mbështetjen e tifozëve

Memelli: Ndaj Tiranës do të tentojmë fitoren, duam mbështetjen e tifozëve

Skënderbeu po kalon një moment të mirë, teksa pas fitores ndaj Kukësit dhe barazimit me Teutën, tashmë do të kërkojë një rezultat pozitiv edhe ndaj kryesuesve të Tiranës, ditën e nesërme në Korçë.

Në vigjilje të kësaj sfide, para mediave ka folur trajneri i bardhekuqve, Migen Memelli, i cili u shpreh se skuadra e tij do të tentojë të marrë fitoren nesër. Më tej ai i bëri edhe një thirrje tifozëve për të qenë sa më të shumtë në stadium, pasi do e ndihmonin së tepërmi skuadrën.

“Me Tiranën është një ndeshje e rëndësishme. Do doja të thoja si fillim të kishim qytetarët e Korçës dhe tifozët e Skënderbeut në stadium, sa më të shumtë, që ta mbështesin ekipin. Mos harrojmë se tejmbushja e stadiumit me tifozë na sjell lojtarin e 12-të dhe është një shtysë e jashtëzakonshme për lojtarët që të japin maksimumin.

Gjithmonë e kemi kërkuar mbështetjen e tifozëve. Skuadra nuk ka qenë në pritshmeritë e të gjithëve. Gradualisht skuadra po rritet, ka bërë paraqitje të mira. Dy rezultatet e fundit, bashkë me Kupën, kanë qenë të mira. Shpresojmë që edhe nesër ndaj Tiranës të bëjmë një paraqitje edhe më të mirë.

Kemi edhe një seancë stërvitore sot, do shikojmë disa manovrime se si do sulmojmë dhe si do të mbrohemi. Pastaj do të vendosim se si do të sillemi nesër në fushë përballë Tiranës, një skuadër e vështirë, që deri në këto momente ka treguar cilësi dhe kualitet në lojë.

Di që skuadra ime është sjellë mirë në stërvitje, ka punuar shumë. Lojtarë janë të gatshëm, veç Elvi Berishës që ka pasur një infeksion në bajame. Pjesa tjetër pastaj është mirë. Do tentojmë të marrim tre pikët, e bëjmë këtë në çdo ndeshje.

E thashë edhe para ndeshjes me Teutën dhe u pa. Kishim guxim edhe pasi kaluam në disavantazh. Mund edhe të fitonim, por në fund duhet të pranosh rezultatin pasi janë tre rezultate në lojë”, u shpreh Memelli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy