
Ecuria shumë e mirë e Stefano Piolit me Milanin ndër vite,gjithmonë është pasuar me interesin e disa klubeve me emër.
Napoli tashmë shpreson se mund ta arrijë marrëveshjen me ishi-n e Fiorentinës, skuadër e cila do të tentojë të rikuperojë terrenin e humbur, sidomos në Serinë A.
Duhet theksuar se napoletanët kanë hasur vështirësi me trainerët e mërparshëm si Rudi Garcia, Walter Mazzarri dhe aktuali Francesco Calzona dhe merkatoja e verës do të jetë një periudhë determinante për të afruar në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ të duhurin për vijimësinë.
Sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ dhe ‘ Sky Sport Italia ‘, 58 vjeçari e finalizon kontratën me ‘’ Djallin ‘’ në qershorin e 2025-sës dhe drejtuesit kanë vendosur për largimin e tij nga ‘’ San Siro ‘’ në fundin e sezonit.
Por edhe të tjerë emra kanë qarkulluar së fundmi, si përshembull Gian Piero Gasperini dhe Domenico Tedesco por zgjedhja e parë është Stefano Pioli për tre sezonet e ardhshme, me objektivin e kualifikimit të bardhekaltërve për në Uefa Champions League.
Napoli vijon të luftojë për pjesëmarrjen në Europë por momentalisht është pesë pikë larg duke patur parasysh se i kanë mbetur edhe katër sfida për të zhvilluar.



